Shia LaBeouf ka tatto emrat e legjendave të hip hop-it
Aktori i njohur Shia Labeouf në një intervistë për Ellen DeGeneres ka ndarë me të domethënien e tatto-ve që ka në trup. Ai ka treguar se ka shkruar emrat e legjendave të muzikës hip hop në pulpat e tij. Bëhet fjalë fjalë për emrat e Biggie Smalls, Missy Elliott, Tupac dhe Dr. Dre. Protagonisti i “Transformers” shkoi në intervistë i veshur me pantallona të shkurtëra, gjë që nuk është se e shqetësoi aspak prezantuesen. Përkundrazi ajo e pati kështu më të thjeshtë për t’ia parë këto tatto.