Shifra marramendëse që ofron Hoteli “The Wynn”për Adele
Sipas “The Sun” këngëtares së famshme Adele, i kanë ofruar 20 milion paund për të qëndruar një vit në Hotelin “The Wynn” në Las Vegas. Madje pronarët e hotelit shprehen se janë shumë të gatshëm për tu përshtatur me kushtet e këngëtares britanike dhe se janë të hapur për negociata të mëtejshme. Gjithashtu ata i kanë ofruar Adele një shifër marramendëse prej 380 mijë paund për çdo shfaqje që mund të performojë.