Lajme

03 October 2018

”Shiko kush luan” nis me probleme, ja arsyeja

Edicioni i dytë i emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan” ka nisur me probleme që në puntatën e parë.

E ftuar në këtë emision për hapjen e këtij sezoni ka qenë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.

Por ka një arsye përse nuk e pamë Spiropalin të dielën.

Mësohet se ajo ka pasur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit dhe duke qenë se skuadra ka dy lojtarë.

Ky regjistrim ka qenë një dështim për Elisa Spiropalin dhe deputetja socialiste ka kërkuar që të mos transmetohet.

Kështu, të shtunën në ekranin e “Top Channel” është transmetuar puntata e dytë.

Një problem i tillë nuk u përfol aspak nga moderatorja Luana Vjollca, e cila vetëm pak një më parë publikoi një foto në Instagram, ku theksonte se ishte duke punuar për puntatën e dytë të “Shiko Kush Luan” që sipas saj, do të jetë flakë fare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com