Shikoni çfarë bën French Montana dhe miqtë e tij për ditëlindje
Reperi i njohur French Montana festoi mbrëmë ditëlindjen e tij. Ai ishte i shoqëruar nga miqtë e tij, një pjesë e madhe e të cilëve janë personazhe të njohur si Drake, Dj Khaled, Designer, Amber Rose, Puff Daddy, Iggy Azelea etj. French postoi në adresën e tij në Instagram foto dhe video të ndryshme nga kjo mbrëmje. Dy videot më interesante keni mundësinë t’i shihni më poshtë. Në njërën prej tyre ai është me reperin e ri Designer, ndërsa tek tjetra shfaqet DJ Khaled teksa i bënë urimin për ditëlindje.