Shikoni sa ka ndryshuar “vajza” e Eva Longorias
Në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” Eva Longoria kishte një vajzë që quhej Juanita Solis . Emri i vërtetë i saj është Madison De La Garza. Ajo luajti për 4 vite në këtë serial. Vite më pas ajo ka ndryshuar shumë dhe është kthyer në një adoleshte tërheqëse. Ajo çka një pjesë e mirë e publikut nuk e di është fakti që Madison është motra nga njëri prind e këngëtares së njohur Demi Lovato. Në një intervistë për Seventeen, ajo tregoi më shumë rreth këtij fakti :” Mendoj që shumë njerëz do dëshironin që Demi të ishte motra e tyre, por nuk e kuptojnë dot sa e vështirë është të kesh të afërm një person që gjatë të gjithë kohës është në ture. Megjithatë ajo është e mirë me mua. Shkëmbejmë mesazhe vazhdimisht dhe përpiqet të gjejë kohë për mua. Kur është në shtëpi marrëdhënia jonë është njëlloj si çdo marrëdhënie midis dy motrave. I besoj dhumë dhe flas me të për çdo gjë timen.”