Lajme

07 April 2019

SHIT, programi televiziv me shit-in më të ëmbël!

Hehe, gjithmonë për keq iu shkon mendja! Nuk është aspak ashtu siç mendoni ju apo keni menduar këto kohë, SHIT është Shërbimi Informativ Televiziv, një prodhim i Çmendina.tv i cili trasmetohet në TvT çdo të premte prej orës 21:00 si dhe në streaming në www.tvt.al/live, në www.cmendina.tv si dhe së shpejti në applikacion të posaçëm për platformat mobile dhe smart tv.

Në morinë e shumtë të programeve televizive, shumica prej tyre mbeten thjesht sezonale, aq shpejt sa nisin aq edhe mbyllen por TvT dhe Cmendina.tv kanë zbuluar esencën që publikut i mungon në një vend dhe në një kohë ku problemet mbizotërojnë, esenca e të qeshurës me dublime dhe jo vetëm, satirika, ironia dhe autorina e bëjnë SHIT të jetë Shërbimi Informativ Televiziv më i ëmbël në vend, sepse SHIT informon ndryshe.

Le të ndalemi pak tek autoironia, të cilën SHIT e ka pikë të fortë, ndryshe nga programet e tjera televizive. Në SHIT nuk shpëton dot askush nga informacioni satirik, nëse gjithmonë ka vend për të qeshur, sarkazëm dhe satirikë, SHIT vendoset në aksion.

Përtej hapësirës në TV apo web, SHIT ndiqet dhe në Instagram apo Facebook ku është ndër programet më të ndjekura në vend përsa i përket numrit të views, like apo komentet.

Epiqendra e SHIT duket se është politika, e cila kjo e fundit në fakt është kthyer në një reality show me ngjarjet e shumta të cilët kohët e fundit kanë ndodhur. Në fakt SHIT nuk është i vetmi program televiziv që për të bërë humor bazohet në politikë, e veçanta e SHIT mbetet tek paanësia politike, qëllimi i vetëm i SHIT nga politikanët është që të krijoj sa më shumë humor.

Ndryshe nga çdo program tjetër televiziv, pa studio të mëdha e ndriçim luksoz, të ftuar VIP apo skenare të sajuara për hir të përfitimeve mediatike, për t’a thënë edhe njëherë SHIT informon ndryshe, duke shkaktuar të qeshura dhe jo ankth.

SHIT ka si sponsor të përgjithshëm shoqërinë MCN, e cila ndër të tjera është dhe sponsori kryesor i skuadrës së Partizanit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com