Michael Jackson edhe pse i vdekur vazhdon t’i sjell para familjes së vetë.

Në fakt,ka kohë që veshje apo sende personale të legjendës së ndjerë të Pop Muzikës, po dalin në ankande të ndryshme në Amerikë

Së fundmi, xhaketa e zezë e këngëtarit, të cilin e ka veshur  në turneun e parë të koncerteve, “Bad”, u shit për një shumë tre herë më lart se çmimi i saj.

Michael Jackon e ka veshur këtë xhaketë  nga viti 1987 deri në vitin 1989,ku në pjesën e mbrapme kjo xhaketë ka disa detaje argjendi.

Xhaketa “Bad” është shitur për 298mijë dollarë dhe paratë e fituara thuhet se do të shkojnë për bamirësi.

Kujtojmë se një xhaketë tjetër ngjyrë të kuqe e Jacksonit, është shitur në vitin 2011  për 1.8 milion dollarë.

Ajo u ble nga një biznesmeni dhe filantropist i Teksasit, Milton Veret, së bashku me rreth 100 sende të tjera nga koleksioni i tij i relikeve të Rock ‘n Roll.

 

View image on Twitter