Shkon në Rusi për të parë ndeshjet e kampionatit botëror, këngëtarit Maluma i grabiten bizhuteritë
Për Kampionatin Botëror, shumë emra të njohur nga mbarë bota kanë udhëtuar në Rusi për të parë nga afër ndeshjet. Edhe këngëtari i famshëm kolumbian, Juan Luis Londono, i njohur si Maluma, ka preferuar ti shohë ndeshjet më ndeshjet më nga afër por ka përjetuar një ndodhi aspak të këndshme.
Ai është plaçkitur në një hotel në Moskë, të quajtur “Four Seasons”. Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik. Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin “Vjedhje” të Kodit Penal Rus.