Shokon Uindi Haxhia: Jam e virgjër!
Uindi, motra e këngëtares së famshme Enca Haxhia po bëhet dita ditës po aq e njohur sa kjo e fundit.
Ajo tashmë është bërë një vloger në YouTube teksa çdo javë publikon video me ngjarje nga jeta e saj.
Së fundmi, në një video të publikuar ku make up-artistja për përshtypjet e gabuara të njerëzve që kanë krijuar për të ka zbuluar se është ende e virgjër.
“Ju nuk dini asnjë person me të cilin unë kam bërë seks sepse jetën time e mbaj shumë private. Nëse ndonjëri prej jush ka ndonjë shok që ka folur me mua kur isha 14, 15 vjeç dhe kujtoni se kam bërë seks, më vjen keq t’ju informoj që ju ka gënjyer. Unë nuk kam bërë kurrë seks nën 18 vjeç dhe nuk kam bërë kurrë seks me shqiptar”, është shprehur Uindi.
Kujtojmë se të njejtën deklaratë ka bërë edhe Enca pak vite më parë në studion e Çanit.