Lajme

24 February 2019

Shpat Kasapi thumbon sërish: Jam kundra martesave me të huaj dhe po, e kisha me Afërdita Dreshaj!

Edhe pse u bënë disa vite që nuk janë më bashkë, dy ish-at Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj vazhdojnë të komentohen për romancën e tyre të shkuar tashmë.

Për t’ju a rikujtuar, disa kohë më parë Ermal Mamaqi ftonte ndjekësit e tij në Instagram që të bënin pyetjet e tyre për modelen Xhesika Berberi pasi kjo e fundit do të ishte e ftuara e radhës e Ermal Mamaqit.

Shpati, pa iu trembur syri komenton: “Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishte lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinënn shqiptare”- shkruan Shpati, koment ky i cili bëri xhiron e portaleve rreth 1 vit më parë.

Shpat Kasapi ka qenë i ftuar në “Da’Sara Show” me Dasara Karaiskaj në TemA TV, dhe me këtë rast Dasara nuk nguruar ta pyesë Shpatin lidhur me mendimin e tij për këtë temë: “Nuk është se jam totalisht kundra por do preferoja më shumë një martesë brenda nacionalitetit se sa me të huaj”- u shpreh Shpati.

Sakaq, Dasara e pyet Shpatin nëse komentoi ai me të vërtetë apo i kishin hack-uar Instagram, dhe nëse e kishte apo jo me Afërditën: “Po m po, me atë e kisha”– shprehet Kasapi duke shkaktuar të qeshura përgjatë emisionit.

Për më tepër shihni videon shkëptur nga emisioni:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com