Shpat Kasapit nuk i ndahen problemet ”Është e treta herë që ma keni hakerat…”’
U bë e treta herë tashmë që këngëtarit Shpat Kasapi i vjedhin llogarin e tij në instagram dhe në facebook. Ai ka reaguar në të treja rastet publikishit duke njoftuar fansat për llogaritë e reja.
“Informatë: Është hera e tretë që ma keni thy Facebookun dhe Instagramin tim. Instagramin e riktheva mirëpo Facebookun jo, u detyrova të hap një të ri. Nga tani e tutje mbaj vetëm këtë Facebook dhe këtë Instagram. Turp të keni për këtë që keni bërë.”, shkruan Shpati në postimin e tij.