Lajme

17 April 2019

Shpëton Roza Lati, e ha Kaç Myftaraj!

Në mbledhjen e radhës, Bordi i “Autoritetit të Mediave Audiovizive” ka marrë masa të rrepta për disa nga mediat kryesore në vend, mes tyre edhe televizione kombëtare.

Disa nga televizionet kombëtare në vend t janë gjobitur për shkelje të ligjit dhe dëmtim të etikës televizive.

Rasti i “Ora News” është më i veçanti.  Roza Lati , modetatore ne nje nga emisionet pranë këtij televizioni u kritikua fort dhe ashpër nga analistë, opinionistë dhe gazetarë për pirjen e marijuanës “live” në program ndërkohë  masa e AMA-s për këtë rast ka qenë vetëm një paralajmërim. I njëjti ndëshkim nuk vlejti për  Kastriot Myftaraj, kolegun e Rozës, drejtuesi i emisionit politiko-social “Ju flet Moska” .

Kaçi është gjobitur për shkak se në njërën nga puntatat e emisionit të tij me temën “Skëndërbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së re”, ka shprehur deklarata që nxisin intolerancën dhe justifikojnë dhunën në publik. Dikush deklaron, dikush kryen. Duket se këtu nuk zë vend shprehja “një foto sa një mijë fjalë”, pasi një fjalë e Kaçit vlen 400 000 lekë ndërsa një imazh I Rozës vlen sa një tërheqje veshi. E po dihet, “gjyshërit” do paguajnë edhe për “cicat”, edhe për për tymosjen e “mbesave”.

.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com