Lajme

08 May 2014

Shqiperia e festivaleve

||
0 Comment
|

U be vite e vite, dekada dhe me shume se gjysem shekulli qe ne Shqiperi zhvillohen festivale, te cilat kane nje format te ngjashem me njera tjetren, me ne thelb…garen…Ne kohen kur ne ishim nen regjimin totalitar, jemi te ndergjegjshem dhe dakort qe te kete pasur ndikime ne perzgjedhje te kengetareve, kompozitoreve, tekstshkruesve, madje deri tek njerezit qe kontrollonin zerimin dhe ndricimin dhe realisht nuk dua ti futemi nje rruge kritikash dhe vleresimesh per ate kohe, sepse si gjithmone ,mund edhe te krijoje polemika me “brezin e vjeter”. Ne fakt ky vend kurre nuk ka pasur kritike te muzikes ose artit ne teresi, por vetem kemi ndjekur “politika” te ndryshme, te cilat si ne nje lloj heshtjeje te perbashket,kane pranuar faktet sic jane te mireqena…sidomos ne rastin e fituesve…

Dhe ja ku jemi sot, me nje brez krejtesisht te ndikuar nga rrymat muzikore te huaja, te veshur me stil, me kengetaret me video te cilat lehtesisht mund ti krahasojme me video te kengetareve te huaj. Mbi 50 studio muzikore te cilat prodhojne pothuajse cdo dite dhe qe nese bejme nje llogaritje te thjeshte, mund te qarkullojne me miliona euro ne vit, vetem nga perfitimet qe studiot dhe producentet marrin. Kemi nje brez, i cili me kaneqesi pret zgjuar per te pare MTV Music Awards, cmimet Oscar, Eurovizion (edhe pse duhet marre si shembull vec per anen estetike te saj), e shume e shume evente te tjera. Te mos keqkuptohemi,po flas ne pergjithesi per brezin e ri shqiptar dhe ne asnje menyre nuk po permend mundesite e cdokujt per te arritur kete lloj niveli jetese.

Eshte brezi i revoltuar, i cili kurre ska arritur te protestoje gjeresisht per problemet e veta. Apple dhe Android, tableta dhe ora me touchscreen,te gjitha mjetet e nevojshme per tu informuar dhe mbi informuar. Aq shume jane te “zgjuar” saqe po habitemi sa mire po dine edhe bebet te çkyçin telefonat. Sa miliona mundesi per te mesuar per boten, universin dhe filozofine e jetes. Por per fatin e keq tonin, statistikat tregokan se, nje pjese e madhe e shqiptareve nuk “dine” te bejne search ne internet per asgje tjeter, pervec facebook dhe youtube…

Qe ne fakultet kam mesuar se, njohja dhe perdorimi i teknologjise se re eshte nje pike kryesore nder ato te paktat pika qe percaktojne nje kulture. Por, mesa duket, edhe ketu jemi paksa gjysmake. Mbase kjo eshte nje nga arsyet pse te gjithe ne, akoma vazhdojme te pranojme ne heshtje ate çka na ofrohet, ndoshta per shkak se jemi te paditur ose te frikesuar me faktin se, nese do revoltohemi, a do jemi te sigurt te pakten, qe te mos na cenohet morali, identiteti, ose vete jeta jone. Pra mesa po ndjej, e paskemi akoma ate ndjenjen e frikes se diktatures se proletariatit, ose keshtu na kane rritur. Ndonjehere me duket vetja si Koço Devole me Ceken e Beratit tek telekomedia “Pushime ne Rome” ku ata kishin frike te flisnin me ze te larte… Epo mjaft me,dreqi e mori! Te pakten une po flas,po e them mendimin. Le te vyshket neper arkivat plot skema te shpirtrave te lige te atyre personave qe kurre nuk do ta duan te sinqertin, e do i largohen gjithmone te vertetes ose do mundohen me cdo kusht ta fshehin ate…

Dhe ja ku jemi prap tek muzika, tek arti ku miliona njerez kane gjetur frymezim dhe kane arritur deri ne ate pike sa te permbysin sisteme te rrezikshme vetem prej nje vargu te qendisur nga John Lennon,i cili mesa duket dinte shume dhe mjaftonte si justifikim per ta larguar nga kjo jete. Ne muziken e Tupac Shakur, me te cilen ka kontribuar aq shume sa per te arritur ne epoken e nje presidenti me ngjyre ne SHBA. Por edhe ai dinte teper, pra “nuk na duhej me”,ceshtje e mbyllur…

Ne Shqiperi akoma nuk arritem ti japim nje ngjyre te bukur identiteti as rrymes Rock, e cila hyri vrullshem ne jeten e te rinjve shqiptar, qe e perpine me nje neps te papare. Ne Shqiperi akoma po luftohet rryma Hip Hop dhe po behet cmos per ta kategorizuar me ate kategori njerezish, ku as vete ata njerez qe bejne pjese sdo te donin te kategorizohen.

Por neper festivalet e famshme,eshte po kjo rryme e cila prodhon vetem hite, bejne njerez te kercejne dhe transmetojne vale te medha kenaqesie, pikerisht ajo cka na mungon. Eshte rryma Hip Hop e cila qe kur doli ne fillim na mahniti me larmine fjaleve, te cilat kishin ne thelbin e tyre protesten dhe mbase sot po zbukurohet me fantazi te tejkaluara ne tekst. Me tronditi zemren dhe trupin lajmi qe lexova per rapperin J AX, te Articolo 31 ne Itali, i cili u be pjese e Voice Of Italy. Them me tronditi, sepse me ato “frikesimet” qe na kane lene trashegimi, as qe do mund ta imagjinoja nje rapper ne panelin e jurise se nje formati televiziv nga ku dalin talente te rralla te cfaredolloj rryme, ama jo hip hop.

I kthehemi vendit tone te dashur, i cili akoma nuk ka arritur te konceptoje nje rapper te fitoje nje festival, e jo me te jete anetar jurie ne nje format si The Voice. Pse valle te na e kene injektuar kete ndjenje, kur sa here hapet nje teme per kengen pretendente ne nje X festival, ne cdo grupim shoqeror,ose ne cdo tavoline lokali e banke shkolle, as qe i afrohen te permendin nje kenge te rrymes hip hop, por vetem balade?! Per cfare arsye te kesaj bote, asnje rapper nuk qenka i afte te fitoje nje kompeticion te zhvilluar ketu, kur edhe ne kontraten per pjesmarrje qe u jepet per tu nenshkruar nuk ka asnje dallim nga kontrata qe u jepet edhe kengetareve te rrymave te tjera?! Akoma do vazhdojme te jetojme me mentalitetin qe na e injektuan edhe pse ne brendesine tone jemi te njejte si ato qe jetojne ne vendet me te zhvilluara?! Akoma do rrime te presim me krahe hapur cfare kane per te na ofruar drejtuesit e festivaleve si fitues dhe ne si te hipnotizuar te duartrokasim edhe pse shpesh s’jemi aspak dakort me ate vendim?! Kam pyetur kengetare te shumte qe ne sikletin e ketyre pyetjeve, i jepnin pergjigjet me gjysme zeri…serish frike…ndoshta sepse mund te skualifikohen, ose ndoshta sepse mund ti marrin aq shume inat, saqe te jene ne gjendje te bashkepunojne me mjeshtra te mashtrimit per te te prishur cdo lidhje e pune qe ke ndertuar vetem me nje “click” ne videot e tua. Ose ndoshta ngaqe jane pjese e perlyer e nje komuniteti egoist dhe radikal kengetaresh qe ne Kosove i quajne “Estrade”…cfare emri i gjetur…pikerisht si estrada jone ku e dinim te gjithe qe do te shkonim e do ta shikonim vetem per te qeshur. Dhe ketu humbin edhe ato pak talente qe kemi, ne mesin e paragjykimeve te pergjithshme kur shpesh here jane edhe te merituara. Me sakte,po e permbledh me nje krahasim…nuk duhet qe ti japim shtyse aq te madhe futbollit, kur nderkohe kemi nje shqiptar i cili ka fituar boterorin e xhudos.

Kjo eshte Shqiphop,ajo qe krijoi identitetin e vet me shume mundim dhe force ne te gjithe boten dhe nga te vetmet rryma ku themi me plot goje kur i degjojme,”jam krenar qe jam shqiptar”.. Nuk jam kunder festivaleve, por jam kunder imazhit te shemtuar dhe kunder manipulimit te se vertetes dhe kunder perfitimeve vetjake edhe pse puna behet ne ekip. Jam kunder keqtrajtimit te profesionit te kengetarit dhe jam pro fitores se nje kenge Hip Hop ne nje nga cilido festival. Eshte si puna e teknologjise se re….thjesht duhet ta pranojme dhe ta absorbojme sa me shpejt…

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com