Shqiptarët që morën pjesë në festën e inagurimit të Donald Trump
Përfaqësues të të trija forcave politike kryesore në vend, deputetë dhe anëtarë të Partisë Socialiste, Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar ishin dje të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington.
Figurat politike si Ilir Meta, Lulëzim Basha, Blendi Klosi, Fatmir Mediu kanë postuar në llogaritë e tyre foto të shkëputura nga përurimi i Donald Trump si president. Por kjo ngjarje nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e personazheve të politikës por edhe të showbiz-it. Bleona Qereti e kishte deklaruar edhe më herët se do ta përkrahte në këtë ditë të veçantë mikun e saj.
Miss Universe Albania 2013 Fioralba Dizdari dhe modelja e famshme Emina Çunmulaj gjithashtu kanë qenë të pranishme në festën e organizuar në Uashington. Padyshim që është një gjë pozitive që në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri ka patur përfaqësues të politikës shqiptare.