“Shqiptari më i urryer në botë” dënohet me burg
Deri në janar Martin Shkreli do të jetë i burgosur në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, një vend i njohur si streha e të ashtuquajturve “kollaret e bardha”, mafiozëve, kontrabandistëve të drogës, të dyshuarve për terrorizëm, që një gjykatës e ka krahasuar me “një vend të botës së tretë”. Godina është shtëpi e më shumë se 1,800 të burgosurve, kur Shkrelit do t’i mohohet aksesi ndaj shërbimeve si interneti, klasat e ndryshme apo aktivitete që lehtësojnë periudhën e burgimit.
34-vjeçari, ish-ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të një ilaçi antiparazitik, gjë që i solli nofkën e “njeriut më të urryer në Amerikë” dhe “Pharma Bro”. Por urdhëri për burgosjen e tij erdhi pasi Shkreli ofroi 5,000 dollarë shpërblim në Facebook për personin i cili do t’i sillte një fije floku të ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton. Gjykata e vlerësoi këtë veprim si të rrezikshëm për ndjekësit e Shkrelit në mediat sociale, të cilët i marrin seriozisht të tilla deklarata apo oferta.