Shtyhet premiera e ‘Mbi Re’ si pasojë e ngjarjes së rëndë në Velipojë
Ditën e sotme pritej publikimi i bashkëpunimit mes dy reperave të talentuar, Buta dhe Ledri. Mirëpo në shenjë solidariteti për aksidentin e rëndë të ndodhur në Velipojë ata dhe ekipi i tyre kanë vendosur ta shtyjnë premierën në datë 29 korrik. Këtë e kanë bërë të ditur edhe vetë artistët nëpëmjet postimeve në rrjete sociale.
“Mbi re” është kënga e parë që 2 artistët sjellin së bashku. Kujtojmë që si Ledri edhe Buta janë tanimë në menaxhimin e Faton Shoshit.