Shumë ishin skeptikë për vazhdimësinë e lidhjes së Jasen Statham dhe Rosie Huntington, por ata i vërtetuan të kundërtën
Pak njerëz kanë besuar se lidhja e çiftit do të kishte sukses.
Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham kanë qenë së bashku që nga viti 2011 kur u takuan në xhirimet e filmit, “The Transformers”.
Askush nuk besonte me të vërtetë se aktori do të vendoste që lidhej kaq gjatë, por në fund e bëri edhe atë.
Kurrë nuk kanë folur publikisht për marrëdhënien e tyre, kështu që bota mësoi për lidhjen e tyre vetëm në vitin 2016, kur modelja 31-vjeçare u shfaq me një unazë në një qilim të kuq.
Deri më tani nuk janë martuar, por që këtë e kanë planifikuar ta bëjnë gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.
Në vitin 2017 u bënë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Jack Oscar.
Aktori 51-vjeçar është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.