Lajme

12 October 2018

Shumë shpejt një dokumentar për jetën dhe karrierën e Lorik Canës

Ai do të jetë gjithmonë padyshim kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit. Lorik Cana është vlerësuar për aftësitë dhe angazhimin në lojë dhe ka bërë për vete shumë tifozë. Së fundmi në një intervistë, Cana tha se më emocionuese nga të gjitha ndeshjet kanë qenë ato të luajtura me kombëtaren shqiptare. Por, sigurisht edhe momenti kur i dha lamtumirën futbollit të luajtur.


Gjithashtu, Loriku ka zbuluar se së shpejti do të publikohet një film dokumentar për jetën dhe karrierën e tij: “Është hera e parë që unë flas për këtë dokumentar. Në fakt nuk ka qenë iniciativa ime. Ka qenë gazetari sportiv Andi Deçka ai i cili ka filluar gazetarinë kur unë kam nisur karrierën në Francë. Pasi unë përfundova karrierën ai erdhi dhe më tha se kishte dëshirë të realizonim një film dokumetar. Ka dalë diçka shumë e mirë dhe kemi menduar ta shfaqim nga fundi i dhjetorit. Shpresojmë që gjatë mbrëmjes për shfaqjen e parë të dokumentarit ku do të ketë shumë të ftuar të ngrejmë fonde për Fondacionin e bamirësisë”.

Gazetari ka mbledhur informacione në të gjitha vendet ku ka luajtur dhe ka jetuar Cana, për ti sjellë para publikut ato gjëra që ne nuk i dimë për kapitenin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com