Floriani nuk është më në menaxhimin e Adrian Gaxhës, ja si është raporti i tyre pas përfundimit të kontratës
Floriani u bë i famshëm nga Adrian Gaxha me këngën “Ngjyra e kuqe”. Suksesi i madh i këngës e ktheu atë në një prej artistëve të rinj më të pëlqyer e të kërkuar.
Atij kontrata me Adrianin si menaxher i skadoi në dhjetor të vitit të kaluar, por siç duket ai ka respekt të madh për Gaxhën dhe raportet e tyre janë shumë të mira.
Këtë e dëshmon fakti që Floriani e ka ripostuar në profilin e tij në Instagram këngën e re të Gaxhës, “Lujmi krejt”, të cilën këngëtari e publikoi në bashkëpunim me reperin Onat.
Postimin e Florianit e ka pëlqyer Gaxha, i cili e ka quajtur edhe ‘alltan’(flori), Florianin.