Lajme

27 July 2017

Si nisën problemet në familjen më të dashur të Hollywood-it, Angelina tregon për Vanity Fair

Kjo është intervista e saj e parë që kur u nda nga partneri Brad Pitt shtatorin e shkuar.
Dhe 10 muaj më vonë, Angelina Jolie ka foluar për herë të parë në mënyrë të plotë për ndarjen në intervistën për edicionin e shtatorit të revistës Vanity Fair. Bukuroshja 42 vjeçare rrëfeu se gjërat u përkeqësuan mes të dyve në verën e vitit 2016, duke shtuar se për të ka qenë periudha më e vështirë, dhe tani gjërat janë qetësuar. Problemet në marrëdhënie filluan gjatë kohës kur Angelina po realizonte filmin “First They Killed My Father”, pasi kujtojmë se zënka e famshme mes Brad dhe djalit Maddox ndodhi në avionin e tyre privat. Zënkë që më pas vazhdoi me një telefonatë anonime drejtuar autoriteteve për kujdesin e fëmijëve.Këta të fundit filluan ta investigojnë Bradd për dhunë ndaj fëmijëve. Ky i fundit pranoi më vonë problemet që kishte pasur me alkoolin.
Aktorja e njohur hollivudiane shtoi që si ajo dhe ishi i saj shqetësohen për njëri-tjetrin dhe për familjen e tyre, dhe po punojnë së bashku drejt të njëjtit qëllim. Duke iu referuar vetes, Angelina thotë se sot ajo thjesht po përpiqet që të jetë një mama e mirë për fëmijët e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com