Si reagon Arbana Osmani kur e shajnë?
Bukuria është subjektive. Nëse Arbana është e bukur apo jo këtë nuk dimë t’a themi me siguri por që mbetet një nga moderatoret e mira kjo është pak por e sigurt!
Së fundmi në një foto të publikuar nga vetë Arbana në Instagram, moderatores iu desh që të replikonte me një ndjekës që e kritikon për pamjen e jashtme.
“Arbana ti je shumë e bukur nga sjellja dhe nga shpirti por jo nga fytyra. Hajt le të themi që je simpatike”, i shkruan ndjekësi të cilit Arbana i kthehet:
“Hajt bereqavës”, i shkruan moderatorja komentuesit, duke ia mbyllur gojën me përgjigjen.