Lajme

23 November 2018

Si rezultat i polemikave të krijuara, produktet e “Dolce & Gabbana” hiqen nga tregjet kineze

Polemikat që shpërthyen  si pasojë e një fushate reklamash, produktet e “Dolce & Gabbana” janë tërhequr nga faqet kineze të shitjeve “online”. Fillimisht kompania postoi këtë javë një video, ku shfaqej një modele kineze që përpiqej të hante makarona dhe pica me shkopinj. Kjo u konsiderua si një tallje me kulturën kineze dhe njëkohësisht se promovonte stereotipe të pahijshme.

Kriza u thellua edhe më shumë, kur mesazhe që duket se ishin shkruar nga njëri prej bashkëthemeluesve, Stefano Gabbana, që mbanin komente fyese për kinezët, u bënë virale. Sidoqoftë, kompania kërkoi ndjesë, por tha se llogaritë e Gabbanës në Instagram ishin piratuar. “Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin kinez”, shkruhej në një mesazh të kompanisë.

Kjo e fundit anuloi një sfilatë të planifikuar në Shangai më herët këtë javë. Por polemikat vazhdojnë, pasi tregtarët në Kinë janë tërhequr nga marka. Të premten, produktet e “Dolce & Gabbana” nuk ishin më të disponueshme në faqet kryesore të shitjeve “online” në Kinë, si “Taobao” dhe “JD.com”, por edhe në platforma më të vogla.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com