Si u veshën të ftuarit VIP në premierën e “2 gisht mjaltë”?
U mbajt mbrëmjen e djeshme pre-premiera e filmit më të komentuar të vitit “2 gisht mjaltë”. Gjashtë salla të Cineplexx ishin mbushur plot dhe mes qyetetarëve që kishin shkuar për të ndjekur filmin, ishin edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë biznesmenë e personazhe të tjerë publik.
Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe po ashtu edhe Veliaj shoqërohej nga Ajola.
Rama ishte veshur si gjithnjë me shumë stil, me kostum e atlete ndërsa Linda dukej elegante e veshur me të zeza.
Shumë elegantë u shfaqën edhe çifti Veliaj-Xoxa.
Ndër personazhet e shumë VIP ishin Altin Basha me familjen, Aleksandër Frangaj, Filip Çakulli, Marjana Kondi, Eglein Laknori, Julian Deda, Alketa Vejsiu, Orgesa Zaimi, Julka Gramo, Eva Murati, Kiara Tito, Armina Mevlani, Kejvina Kthella etj.
Kujtojmë që “2 gisht mjaltë” vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë e shohim si aktore.