Sidrit Bejleri me një pamje krejt tjetër…
Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri vazhdon të jetë shumë aktiv dhe mjaft i angazhuar me shfaqje të shumta muzikore. Së fundmi, ai ka performuar në shfaqjen muzikore “Carmen”, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
E veçanta e rolit të këngëtarit në këtë shfaqje, është se ai ka marrë një pamje ndryshe me paruke në kokë. Ndonëse jemi mësuar ta shohim pa flokë, dukja e tij si ushtar dhe paruke, i dha atij një pamje krejt tjetër.
Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar dukjen e tij “me flokë”, ndërsa është komentuar nga ndjekësit e tij.