Silento ndalohet nga gjykata e Dubait
Reperi Silento është duke u marrë me veprime ligjore pasi ai u ndalua të linte Dubain për shkak të një mosmarrëveshje financiare me një promotor koncertesh.
“Watch Me (Whip/Nae Nae)” tha se reperi duhej të kishte qënë në dy shfaqje në Emiratet e Bashkuara Arabe në mes të shkurtit, por promotori lokal Makki Taj El Sir Abdel Halim tregon nuk ndodhi kështu dhe ai e coi çështjen në gjykatë, duke i bërë thirrje ekipit të yllit të paguajë tarifat e performancës, udhëtimit dhe shpenzimet e marketingut.Këngëtari ishte urdhëruar të paguante $ 81,500 dhe u ndalua të udhëtonte derisa çështja u zgjidh.Ekipi i tij përfundimisht i pagoi gjykatës kështu që ai mund të largohet, por reperi po planifikon të ndërmarrë veprime ligjore mbi kontestin.
“I pagova gjykatës, por tani jam në kundërsulm për të gjithë situatën,” tha ai për TMZ.com në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles. “Unë jam duke marrë veprime ligjore për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rasti të rremë”.
“Kam humbur shumë shfaqje dhe fansa të cilët mendojnë se unë nuk u tregova korrekt,por kjo nuk është aspak e vërtetë … Ata u përpoqën të bënin një rast të rremë për mua duke thënë se unë u mora disa para dhe nuk u paraqita në shfaqje kur promotori as nuk më ka bërë kërkesë për të bërë një shfaqje”.
Silento, emri i vërtetë i të cilit është Ricky Lamar Hawk, tha gjithashtu se për shkak të moshës së tij, ai nuk u arrestua e as nuk ja morën pasaporten.
“Unë nuk u arrestova. Unë jam konsideruar si i mitur në Dubai, kështu që kur ata e morën vesh që unë isha 19 vjec automatikisht e hodhën poshtë rastin. Unë nuk mund të largohesha, por ata nuk mund të më marrnin as pasaportën ose të vinin e të më arrestonin sepse unë kam qenë i mitur” përfundon ai.