Silva Gunbardhi dhe Defri publikojnë “Marak”
Dyshja e njohur Silva Gunbardhi dhe Defri kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. “Marak” mban titullin kënga e tyre më e re, e punuar nga Alsked Rrenja.
Për vargjet e tekstit dhe melodinë është përkujdesur bashkëshorti i Silvës, Dafi Derti. Kënga është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft ekstravagant, i cili është realizuar nga Max Production.
“Marak” duket të jetë suksesi i radhës për këngëtaren, e cila dikur kishte thyer rekord me klikimet në YouTube për këngën “Të ka lali xhan”.