Simon Cowell flet për gjendjen e tij pas aksidentit
Simon Cowell pësoi një rrëzim nga shkallët ditën e premte, ai përfundoi në spital dhe për këtë arsye u detyrua të tërhiqej nga shfaqja e “X Factor”. Së fundmi në një intervistë të dhënë për “The Sun”, 58-vjeçari ka zbuluar se shëndeti i tij i dobët është bërë shkak i rrëzimit. Ai ka shpjeguar se i ra të fikët si pasojë e tensionit të ulët të gjakut dhe është betuar se do të nisë të kujdeset më shumë për veten e tij në vazhdim për hir të djalit të tij, Eric 3-vjeç.
Simon ka treguar se rrëzimi e ka bërë atë të mendoj se nuk është i pamposhtur dhe se ai e ka për detyrë të kujdeset për shëndetin e tij.