Sipas Kate Winslet “Titanic” mund të kishte një fund të lumtur
Gjithmonë kur flitet për filmin legjendar “Titanic” publiku bën të njejtën pyetje: “A mund të kishte shpëtuar Jack-u?
Ka qënë pikërisht Kate Winslet e cila ka luajtur rolin e Rose në filmin e vitit 1997 që i është përgjigjur kësaj pyetjeje. E ftuar në ndarjen e çmimeve “Annual Patron” aktorja e famshme ka mbajtur një fjalim ku nuk ka lënë pa përmendur faktin që “Titanic” mund të kishte patur një fund të lumtur. Të paktën kështu do të kishtë dëshiruar ajo.
“Dera mbi të cilën po pluskonte Rose në ujin e ftohtë të Atlantikut kishte vend edhe për Jack. Nëse edhe ai do kishte qëndruar mbi të ose nëse të paktën nëse Rose sdo t’ja kishte lëshuar dorën, gjasat janë që ai do të kishte shpëtuar”, është shprehur aktorja 48-vjeçare por ajo gjithashtu ka shtuar se “Titanic” nuk do të ishte kaq i famshëm nëse fundi i tij do të ishte i lumtur.