Situata tensionohet edhe më tej, pas ofendimeve Faton Shoshi drejtohet drejt banesës së Blunt dhe Real 1
Duket se sherri midis Ledri Vulës, Faton Shoshit, Gjikos dhe dyshes Real 1 dhe Dj Blunt, jo vetëm që ska të ndalur por ka filluar të dalë jashtë kontrollit. Pas ofendimeve të rënda që Blunt dhe Real 1 bënë ndaj Ledri Vulës dhe Gjikos tashmë përmes disa videove të postuara në Instastory kanë ofenduar edhe menaxherin e Ledrit.
Por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq dhe u ka shkuar në banesën e tyre, të paktën kështu ka treguar ai në Instagram. Ai ka postuar videon në të cilën shihet tek dera e banesës së Real, e pastaj tek ajo e Blunt, duke kërkuar që të dalin jashtë, por dyert nuk i janë hapur. Se si do shkojë situata që në fakt është mjaft e tensionuar pritet të shihet.