Ska më dyshime, ja cila është aktorja që kafshoi Beyonce…
Aktorja Tiffany Haddish zbuloi në një intervistë për prestigjozen ’GQ’ se ajo u takua me Beyonce-n në një festë, në dhjetor të vitit 2017. Beyonce fitoi çmimin Grammy dhe dikush e sulmoi atë dhe më pas u largua.
Kjo histori u komentua gjerësisht në mediat sociale dhe duke krijuar edhe spekulime se kush është aktorja që sulmoi Beyonce-n. Por më në fund e vërteta u zbulua, aktorja që kafshoi këngëtaren ishte Sanaa Lathan, e cila ka qenë ndër të dyshuarit kryesor.
E vërteta u zbulua por tani mbetet për të kuptuar se pse ndodhi e gjitha kjo, sepse askush nuk e di arsyen.