S’ka më dyshime! Luana Vjollca bëhet brune
Para disa ditësh në mediat rozë u përfol për një ndryshim në pamjen e Luana Vjollcës. Ishte fotografi Flamur Llazi ai i cili zbuloi se moderatorja kishte hequr dorë nga flokët biondë dhe ishte bërë brune. Por duke qenë se Luana nuk kishte publikuar asnjë foto lidhur me këtë ndryshim u mendua se ndoshta bëhej fjalë për një foto të vjetër.
Por në një video të postuar shfaqet Luana me flokët e saj brunë dhe duket shumë më ndryshe. Fansat e kanë komplimentuar dukjen e saj dhe shprehen se nuk duhet ti ndryshojë më. Nuk dihet me siguri nëse ajo do qëndrojë brune për një kohë të gjatë apo vetëm përkohësisht.