S’ka më dyshime, nëna e Bella Hadid përmes këtyre fotove konfirmoi romancën e vajzës së saj me The Weeknd
Tani mund të themi pa asnjë dyshim se modelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd janë bashkë. Ata u fotografuan javën e kaluar teksa kaluan pak kohë së bashku në Tokio, ndërsa fundjavën që shkoi ishin sërish bashkë.
Ka qënë Yolanda Hadid, e cila publikoi fotot e vajzës së saj Bella, 21 vjeç dhe The Weeknd, 28, në shtëpinë e tyre në Pensilvani.
Në foton e publikuar, Bella shihej duke përkëdhelur një kalë, e veshur me një kapele bejsbolli, bluzë të bardhë me një pantallona të shkurtra. Ajo publikoi gjithashtu disa foto të The Weekend i buzëqeshur, i cili pozonte me kafshët e saj.
Përmes disa fotove Yolanda konfirmoi se gjërat mes çiftit janë bërë serioze.