Lajme

15 October 2018

S’ka më dyshime! Princi Harry dhe Dukesha e Sussex do të bëhen prindër

Prej disa ditësh po përflitej për një shtatzëni të mundshme të Meghan Markle. Tani nuk ka më dyshime, princi Harry dhe Dukesha e Sussex do të bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm është bërë i ditur nga “Kensington Palace”, ku thuhet se çifti është shumë i lumtur dhe mezi presin pranverën e vitit 2019, për të mbajtur në krahë fëmijën e tyre të parë.

“Shkëlqesia e tij, Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se Dukesha është shtatzënë dhe do të bëhen prindër, pranverën e vitit 2019”,shkruhet në njoftimin zyrtar.

Ky lajm vjen menjëherë pasi ata mbërritën në Australi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com