Lajme

10 May 2019

Skandalet nuk kanë të ndalur! Të tjera akuza për Loredana Zefin

Tersi vazhdon të përndjek Loredana Zefin. Pas arrestimit me akuza mashtrimi dhe vjedhje parasha në Zvicër e pasi u Lirua, Mozzik dhe Loredana mbërritën mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Me anë të një postimi të bërë në Instagram ajo njoftoi se do të jepte koferencë për shtyp sot në orën 12:00 së bashku em dy avokatët e saj por takimi me gazetarët u shty për në orën 14:00, për shkak të angazhimit të një prej avokatëve.

Megjithatë, duket se ngjarjet se ngjarjet fatkeqe për Loredanën vazhdojnë, pasi të tjera lajme kanë dalë në dritë nga gazeta zviceriane ‘Blick’.

Mediat zviceriane raportojnë se reperja shqiptarja kishte pretenduar tek çifti zviceran se ishte një avokate me emrin Anna Landmann, 29 vjeç dhe se ishte vajza jashtë martesore e avokatit të njohur Valentin Landmann. Ajo kishte pretenduar se ishte avokate dhe do t’i ndihmonte ata.

Siç raporton prive.al,  Landmann ka vendosur që të ngrejë padi kundër Loredanës për keqpërdorimin e mbiemrit të tij dhe të ish gruas së tij Anna Landmann, që dikur kishte punuar në zyrën e avokatit.

“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim absurd me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”, ka thënë Landmann për mediat.

Na mbetet të presim nëse Loredana do t’i japë përgjigje edhe kësaj akuze të re të bërë së fundmi. Ajo ka njoftuar në një postim të fundit se konferenca do të shtyhet për në orën 14:00 dhe do të mbahet në qytetin e Prishtinës.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com