Skivi nuk ndalet! Kësaj here thumbon reperin Majk
Duket se ditën e sotme rreperi Skivi është zgjuar me një frymëzim të veçantë pë dikë.
Ai e ka nisur ditën duke postuar në instastory një shkrim ku kuptohej qartë se ishte për ish kolegun e tij Majk.
“Mirëmëngjesi repera barbika (barbies) … Kujdes mos nxirrni ndonjë fëmijë nëpër këngë tani… Ju mbys… Kopjacë…”
Majk disa ditë më parë teksa u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram zbuloi se sapo Roan, i biri të rritej ai do ta merrte në ndonjë këngë…