Lajme

04 December 2017

Skivi nuk ndalet, në përgatitje të këngës së re

||
0 Comment
|

Akoma nuk është bërë një javë prej kur anëtarët e Babastars, Getoar Selimi dhe Visar Shala sollën bashkëpunimin e tyre “Bisha me dy koka”. Me një ritëm jo të zakonshëm dhe një tekst, i cili përshtatej me Festën e Nëntorit, ky duet po pëlqehet së tepërmi nga publiku. Dueti i Getit dhe Skivit tashmë e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

Dy reperët e kanë shkruar tekstin e asaj kënge, me muzikë të Diez Production, ndërsa ana vizuale është realizuar nga XL Films. Mirëpo, menjëherë pas këtij krijimi, Skivi ka filluar punë për këngën e radhës, e cila ndryshe nga kjo e fundit, thuhet se do të jetë solo.
Muzika do të punohet nga Big Deal Records, derisa teksti padyshim se është shkruar nga vet reperi. Projekti pritet të finalizohet brenda dy javësh dhe pastaj të bëhet publikimi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com