Skuadra e preferuar e Shakirës nuk është Spanja por…
Pas disa muajve me probleme shëndetësore, ajo është kthyer më mirë se kurrë, për t’i dhënë ngjyra turneut të saj të parë në 7 vite.
Ajo është shumë e interesuar për ndeshjet e kampionatit botëror, në të cilën Gerard Pique luan me ekipin e Spanjës. Por, Shakira e tregon vazhdimisht se është në përkrahje të ekipit të saj të zemrës e që është ekipi nga vendi ku ajo vjen. Para disa ditëve ajo ka shpërndarë një fotografi të fëmijëve të saj Milan dhe Sasha, të cilët kanë të veshur fanellat e Kolumbisë. Shakira ka festuar fitoren e këtij ekipi përballë Polonisë.
Këngëtarja ka shpërndarë një video në të cilën shihet ajo me prindërit e saj dhe fëmijët duke bërtitur “Kolumbia, Kolumbia” në mes të qeshurash dhe përqafimeve.