Lajme

26 March 2018

Snapchat në kohë “krize”, edhe Chrissy Teigen mbyll llogarinë e saj

Snapchat ishte një ndër aplikacionet e preferuar të njerëzve të famshëm por jo vetëm. Filtrat e saj të veçanta e kthyen atë në një ndër aplikacionet më IN të momentit. Por duket se Snapchat është duke kaluar një periudhë aspak të mirë. Fillimisht ishte Kylie Jenner e cila shprehu mospëlqimin e saj për ndryshimet e reja duke i shkaktuar aplikacionit një humbje prej 1.3 miliardë dollarë. Humbjet vazhduan edhe pas sondazhit të pakuptimtë në lidhje me Rihannën dhe Chris Brown. Së fundmi, ka qënë modelja Chrissy Teigen që ka mbyllur llogarinë e saj dhe si ka kursyer aspak pakënaqësitë. “Unë ndalova së përdoruri Snapchat-in. Përditësimi, ankesat e vazhdueshme të njerëzve që smund të më gjenin, për më tepër sondazhi me Rihannën.. jo mirë”, ka shkruar Chrissy në Twitter.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com