Soni Malaj i kthen përgjigje komentueses : ”Mund të përfaqësoja vende të tjera në Eurosong, por nuk pranova sepse…”
Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e parë në Fest 57 kënga e Soni Malajt u pëlqye shumë nga publiku.
Pas shumë diskutimeve edhe Soni më në fund reagoi në lidhje me këtë gjë.
Në një replikë me një fanse në Instagram, Soni shprehet se keqardhja e vetme në këtë pjesë shkon për bashkëpunëtorët e saj.
Këngëtarja zbulon për herë të parë se ka marrë propozime nga shtete të tjera për t’i përfaqësuar në Eurosong, por ajo nuk ka pranuar pasi është mjaft idealiste për vendin e saj, Shqipërinë.
“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort, që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i përfaqësuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndim dhe performancë skenike. Unë nuk i pranova, se kam një të keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem më shumë realiste”, shprehet ajo.