Soni si “princeshë” në fotot e fundit
Këngëtarja simpatike, Soni Malaj gjithmonë është shquar për pamjen e saj atraktive. E bukur, sensuale dhe me forma perfekte trupore, Soni padyshim që i kushton një kujdes të veçantë pamjes së saj, rezultatet e të cilës janë të dukshme edhe në fotot që poston në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive dhe vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria e saj për të qënë gjithmonë më afër fansave. Në imazhet e postuar, së fundmi Soni vjen e veshur me një fustan i cili e bën të duket mahnitëse dhe si princeshë.