Sonila Meço do të veshë atlete në emision por për çfarë arsyeje vallë?!
Duket viti 2019 për moderatoren dhe gazetaren enjohur sonila Meço nuk ka nisur siç duhet.
Në një postim të bërë në rrjetin instagram ajo ka njoftuar se ka këputur ligamentin në gju pas një incidenti dhe i duhet të heqë dorë nga takat që vesh çdo ditë.
”Asnjëherë nuk e dimë nga ç’e keqe më e madhe na ka “mbrojtur” tersi… Ndaj i pres me dashuri urimet. Hera e parë që do vesh atlete në një program televiziv në prime time, (përpos patericës në dekor).
Mos më akuzoni për “plagjaturë”, shkruan Meço teksa publikon foton e këmbës në patericë dhe të zyrës të mbushur me buqeta.