Lajme

23 February 2016

Sonny K. Elson Photographer: E shoh veten si një fotograf që pas disa kohësh do ua mësoj fëmijëve këtë profesion

||
0 Comment
|

Sonny K. Elson, që prej 20 vitesh i është përkushtuar pasionit për fotografinë duke lënë pas dore edhe shkollën e muzikës për të cilën ka studiuar, të bukurat dhe vështirësitë e këtij profesioni, fotografimi i personazheve “VIP” ishin disa nga çështjet që u diskutuan ditën e sotme në emisionin Hangover, në Mcn Radio dhe TemA TV.
“Fotografia më e vështirë që më ka ngelur në mendje është shkrepur në protestën e 21 janarit para 4 viteve ku unë isha në anën e policëve që quhej ana e gabuar, por isha i vetmi fotograf që kisha përballë protestuesit dhe arrita të fotografoj ushtarin që ngriti flamurin e rënë përtokë”, shprehet gjatë intervistës, Sonny.
Në një mesazh drejtuar publikur Sonny u ka “kërkuar” që të bëjnë sa më shumë foto dhe jo domosdoshmërisht me fotografë profesionalë por zgjidhni një fotograf që ju kënaq dhe bën atë që ju doni.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com