Lajme

09 October 2018

Sonte “American Music Awards”, në të nuk mungojnë artistet shqiptare

Tashmë gjithçka është gati për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “American Music Awards 2018”.

Ky event, do të mbahet sot në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, ShBA.
Mes shumë artistëve, pjesëmarrëse do të jenë edhe tri këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa është e nominuar në një kategori, atë për çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”, Bebe Rexha në dy kategori: “Kënga më e mirë e zhanrit Country” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgina Line, ndersa Rita Ora këtë vit mbetet e pa nominuar në asnjë kategori.
Megjithatë, ajo nuk do t’i mungojë spektaklit, pasi do të prezantojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Të entuziazmuara këngëtaret shqiptare, ato ndanë me fansat përmes rrjeteve sociale emocionet para eventit, duke treguar se janë gati për paraqitjet e tyre.

Dua Lipa do të performojë në skenën e AMA, këngën e saj më të re “Electricity”, e ndërsa shpreson edhe ta fitojë çmimin “Artistja e re më e mirë e vitit”.
Dua publikoi një video të shkurtër në Instagram, duke treguar se ka mbaruar me sukses provat për performancën e saj, e ndërsa pret me padurim spektaklin.


Njëlloj do të bëjë edhe Bebe Rexha, e cila është e ftuar si prezantuese dhe për të rrëmbyer me gjasë ndonjë çmim, teksa e vetmja shqiptare që do të perfomrojë mbetet Dua Lipa.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com