Soulja Boy tregon detaje mbi ndeshjen me Chris Brown
Reperi Soulja ka treguar se ndeshja me Chris Brown do të realizohet në Los Angelos ose në Las Vegas. Në fillim shumë nga ndjekësit e tyre menduan se ishin vetëm fjalë, por me sa duket do të ketë me të vërtetë një ndeshje boksi mes të dyve. Një nga reporterët e TMZ arriti ta pyeste Soulja Boy teksa po dilte nga aeroporti, në lidhje me detajet nga kjo ndeshje, për të cilën Soulja po trajnohet nga Floyd Mayweather, ndërsa Chriss nga Mike Tyson. Reperi iu përgjigj duke i thënë se ndeshja do të bëhet në mars dhe ai ka edhe 2 muaj për t’u trajnuar. Gjithashtu shtoi se kishte hasur probleme me frymëmarrjen, përshkak të konsumimit të hashashit, por që po punonte me frymëmarrjen dhe tregoi se këtë ndeshje nuk po e bënte aspak për para dhe se kishte bindjen që do ta fitonte. ‘Nuk po them që do të jetë një ndeshje e lehtë por besoj se do fitoj. Pas ndeshjes ne mund të shtrëngojmë duart dhe të bëhemi shokë.’-ka thënë ndër të tjera Soulja Boy.