Lajme

06 November 2018

Spice Girls ribashkohen për nisjen e turit , por a do të jetë njësoj pa Victoria Beckham?!

Vajzat e famshme i ndanë rrugët e tyre para 2 dekadash, por e gjetën sërish dëshirën për t’u bërë bashkë. Jo të gjitha që të kuptohemi. Victoria Beckham ka vendosur të mos i bashkohet grupit, çfarë do të thotë se 4 vajzat e tjera do ta realizojnë këtë tur pa praninë e saj. Kjo nuk është hera e parë që vajzat performojnë pa njërën nga vajzat. Geri Horner e la grupin në vitin 1998 dhe vajzat vazhduan të qëndrojnë së bashku deri në vitin 2000 kur u ndanë përfundimisht.

Grupi u bashkua sërish pas 12 vitesh, në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër. Nuk dihet se kur mund të bashkohen të pesta bashkë, mirëpo ikona e modës e ka një mesazh për mikeshat e tyre në fillim të tyrit.

“Sot është një ditë e veçantë për vajzat pasi ato publikuan datën e turit të tyre të parë që nga performanca jonë e fundit bashkë në vitin 2012. Unë nuk do t’i bashkohem vajzave të mia në skenë, por të isha pjesë e Spice Girls ka qënë një pjesë e rëndësishme e jetës sime, prandaj ju uroj atyre shumë dashuri dhe argëtim. Unë e di që ato do të bëjnë një show fantastik”,-shkruan Victoria.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com