Starton edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Berlinale”
Me shfaqjen e filmit të animuar “Isle of Dogs” të regjisorit amerikan Wes Anderson, filloi dhe edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Berlinale”.
Deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Berlin në 25 shkurt do të shfaqen 400 filma në këtë festival të njohur ndërkombëtar të filmit, i cili është një ndër më të mëdhenj në kontinentin evropian.
Edhe në 2014-të, Anderson gjithashtu hapi këtë festival me filmin e “Grand Budapest Hotel”, i cili më vonë fitoi katër Oscar. “Island Dog” është një nga 19 filmat që konkurrojnë për çmimet prestigjioze Golden dhe Silver Bear.
Në edicionin e 68 të festivalit, i njohur për filmat me mesazhe të forta politike, do të shfaqen ndër të tjerash edhe filmi iranian “Pig”, si dhe filmi “U-22 August”, ku flet për norvegjezin Anders Breivikin që bëri një masakër në një ishull të shtetit të Norvegjisë.
Juria këtë edicion drejtohet nga regjisori gjerman Tom Tykwer, i njohur për filmin e vitit 1998 “Run, Lola, Run”.