Lajme

07 April 2018

Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce deklarojnë se “D&G” do të vdesë bashkë me ta

Pas shumë lajmeve se aksionet e kompanisë lider në tregun e modes, Dolce & Gabbana do të shiteshin, vetë dy krijuesit e saj i kanë hedhur poshtë këto zëra.

Stefano Gabbana dhe Domenico Dolce kanë treguar se kanë pasur shumë oferta por nuk mund të pranojnë një gjë të tillë, pasi shtëpia e modes nuk është thjesht një biznes dhe ajo do shumë përkushtim.

Dolce & Gabbana është një nga dhjetë grupet më të mëdha të modës në Itali duke u bërë një nga markat më të kërkuara të të famshmëve kudo në botë.

Pas përfundimit të lidhjes së tyre romatike shumë vite më parë, ata vazhduan të jenë ende partner në biznes. Të pyetur se kush do ta trashëgojë kompaninë me histori 33 vjeçare, u shprehën se nëse ata ndahen nga jeta bashkë me ta edhe Dolce & Gabbana.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com