Lajme

29 August 2018

Stilisti i njohur ndërkombëtarisht përshëndet Rozana Radin pas fotos që ajo publikoi në InstaStory

Këngëtarja Rozana Radi gjatë gjithë jetës së saj ka eksperimentuar në fusha të ndryshme.

Përveçse këngëtare, ajo është edhe një aktore, flautiste si dhe sipërmarrëse.
Viteve të fundit, Radi ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në fushën e modës, duke hapur dyqanin e saj të veshjeve “Rose”.
Fakti që gjendet e involvuar në këtë fushë, ka bërë që shija e saj të bie edhe në syrin e dizajnerëve me famë botërore.

Së fundmi, ajo ka marrë një mesazh në Instagram nga stilisti me famë botërore, Stefano Gabbana.
Krejt kjo erdhi sepse Rozana publikoi në InstaStory një fotografi të dyqaneve ” Dolce &Gabbana”, në Capri të Italisë, vend ku po kalon edhe pushimet.

“Capri nuk është Capri pa D&G”, kishte shkruar Rozanna në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën kishte etiketuar stilistin e njohur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com