Lajme

10 November 2018

Stilistja e njohur akuzon konkurenten e Big Brother, se e mashtroi dhe vodhi krijimet e saj

Vetëm para disa ditësh, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania”, Tea Zhuli përmes llogarisë së saj në Instagram njoftoi se tashmë kishte vendosur të bëhej pjesë e botës së modës edhe si dizenjatore. Madje i prezantoi fansat edhe me koleksionin e ri të fustaneve për periudhën e festave.

“Pamja e parë e koleksionit që do vijë së shpejti. Një projekt i krijuar me shumë dëshire dhe përkushtim, dizenjuar nga unë, i menduar për festat e fundvitit”, shkruante Tea bashkëngjitur fotove të postuara. Mirëpo, stilistja e njohur Mimoza Kamberi, e cila ushtron këtë profesion për më shumë se 40 vitesh ka reaguar duke u shprehur  se ish-banorja e BBA i ka vjedhur punën e saj.

Kamberi ka publikuar madje edhe mesazhet në “whats app” me Tean ku e qorton atë se nuk i kishte bërë pagën e kursit, kishte vjedhur idetë dhe fustanet nga dyqani fshehurazi. Gjithashtu ajo tregon se është shumë e lehtë të vërtetojë deklaratat e saj, sepse dyqani është i mbushur me kamera.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com