Stilistja shqiptare, Mirela Nurçe bashkëpunon me Versace
Fotografi me famë botërore, Fadil Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se stilistja shqiptare Mirela Nurce ka nisur bashkëpunimin e saj me markën Versace. Në foton e publikuar shfaqet modelja bukuroshe Adrola Dushi, e veshur me pallton e stiluar nga Mirela ndërsa çanta ishte Versace, e përgatitur për t’u prezantuar në Fashion 4 Development, Nju Jork.
Madje në një prononcim për Revistën Vip vetë Mirela e konfirmoi një fakt të tillë duke u shprehur se: “Shtëpitë e modës italiane per t’i dhënë një suport stilistëve bënë një përzgjedhje të CV dhe punëve të realizuara prej tyre. Një ndër stilistët isha edhe unë. Ideja konsistonte në faktin që shtepitë e modës kanë krijuar një cantë dhe stilistet do krijonin veshje në bazë të cantës dhe kjo do të paraqitej në show në dt 25 shtator, ku ishin të ftuar njerëzit më me emër dhe gratë më të pasura të botës”.
Bashkëpunimi me markën prestigjioze botërore është vërtet një hap shumë i rëndësishëm në karrierën e stilistes Mirela.
Mirela Nurce është një stiliste shqiptare dhe koleksionet e saj të veshjeve janë prezantuar jo rrallë herë në pasarelat botërore. Në mars ajo ka prezantuar koleksionin e saj në Javën e Modës në Milano. Tonni’86 quhej koleksioni dedikuar tërësisht nipit të saj, që ka ndërruar jetë.